Tash pesë ditë me radhë e presin qenin e humbur

Date:

Për këtë çift gjerman, pushimet verore kanë përfunduar në lot. Gjatë një ndalese të shkurtër në një pjesë të autostradës, qeni i tyre paprtimas ishte larguar. Që atëherë, çifti është duke pritur që qeni i tyre Flecki tu kthehet sërish, tashmë pesë ditë.
Faktikisht, është dashur të jetë vetëm një pauzë e shkurtër në një vendparkim: shkuarja në tualet, zëvendësimi i vozitësve dhe qeni të merr një ajër të pastër. Por, ndodhi më e keqja: Qeni Flecki largohet duke u futur në një pyll. Kjo ndodhi gjatë ditës së hënë, raporton „Focus.de“.
Deri të premten, çifti nga Longuich afër Trierit nga Gjermania, ende është duke pritur që qeni tu kthehet. „Që atëherë nuk e kemi lëvizur fare veturën““, rrëfen Sven Hossalla nga një vendparkim në autostradën A8 në Ulm.
„Nuk mund ta lëmë thjeshtë një anëtar të familjes në mal. I ndërmorëm të gjitha masat, por Flecki u largua pas një zhurme që u dëgjua nga një kantier në afërsi“, vazhdon ai më tej. Hosalla dhe shoqëruesja e tij 24-vjeçare, Lisa Metzler më kot e kërkuan nga e hëna qenin e tyre, duke u kthyer nga një pushim që e kishin bërë në Kroaci.
Historia e pikëlluar e zhdukjes së Fleckit, tashmë ka marrë dhenë. Në vendparkimin në fjalë, nuk ndalen vizitorët gjermanë të cilët çiftit u sjellin pije freskuese e gjëra ushqimore, ndërsa është paralajmëruar se do tu sjellin edhe një kamp shtëpizë në mënyrë që të mos flenë në veturë.
Metzler dhe Hossalla do të qëndrojnë edhe më tej në vendparkim, me shpresë se Flecki sërish do tu kthehet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...