Shqiptarët edhe me një magjistër të shkencave ekonomike. Të lumtë Mr. Bekri Ajdini

Date:

Situata ekonomike në Maqedoni, investimet e huaja, hapja e vendeve të reja të punës, ishin sërish në fokusin e debatit, por kësaj radhe gjatë prezantimit të studimit shkencor, mbrojtjes së temës së magjistraturës: “Struktura institucionale dhe instrumentet e diplomacisë ekonomike të Republikës së Maqedonisë”, nga tanimë magjistri i shkencave ekonomike, Bekri Ajdini. Në këtë mbrojtje publike u fol rreth strukturës aktuale të funksionimit të diplomacisë ekonomike në Maqedoni, ku u theksua se përkundër disa përpjekjeve elementare, nevojitet një strategji më e detjizuar për një veprim më efikas në të ardhmen. Mënyra e funksionimit të deritanishëm çalon në koordinimin mes institucioneve dhe shpeshherë ka dyfishim të detyrave dhe përplasje të interesave mes institucioneve. Në kuadër të instrumenteve që i përdorë Maqedonia për ta realizuar diplomacinë ekonomike, u theksua se përdoren metoda adekuate me të cilat bëhet një prezantim më dinjitoz i shtetit, mundësive e kapaciteteve që i ofron Maqedonia. Përkundër kësaj, u shtrua nevoja për avancim të këtyre instrumenteve, zvogëlim të shpenzimeve që shpeshherë janë të panevojshme për realizimin e aktiviteve të diplomacisë ekonomike si dhe profesionalizimin e kuadrit që është i angazhuar me këto problematika. Në punimin shkencor të Bekri Ajdinit, që u mbrojt të ejten para komisionit të kryesuar nga mentori prof.dr. Silvana Mojsoska në Institutin Ekonomik në Shkup, u konkludua se stabiliteti i brendshëm politik, vizioni qartë i definuar për të ardhmen e shtetit në rrugën e integrimeve euroatlantike, zbatimi i principeve të demokracisë dhe të një ekonomi të tregut të lirë, janë faktorët kyç që ndikojnë drejpërsëdrejti në thithjen e investitorëve të huaj, promovimin e produkteve jashtë Maqedonisë si dhe në përgjithësi ndikojnë në ndërtimin e një imazhi të përgjithshëm pozitiv të shtetit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...