Taravari shpreson në shumicë, këshilltarët e BDI-së duan ta lëshojnë partinë!
12:10:55 2019-07-12
Pas dorëheqjes së Vesel Memedit dhe daljes së partisë së tij nga shumica parlamentare në nivel qendror, ngrihet pyetja në cilin drejtim do të shkojë koalicioni në komunën e Gostivarit, RDK aty ka dy këshilltarë të cilët kanë përkrahur shumicën e BDI dhe LSDM por a ka ndonjë rigrupim të ri në duar të ASH-së?
I pyetur për këtë sot Taravari ka thënë se është optimist dhe deri më tash nuk mund të thotë ndonjë gjë konkrete.
‘Secili dëshiron të ketë shumicë në këshill dhe është e rëndësishme, sigurisht që do mundohemi të formojmë shumicën e kur të ketë ndonjë gjë do informojmë opinionin, unë jam optimist, shoh se ka erosion në BDI, ka këshilltarë të cilët ndihen nën presion dhe duan të largohen nga partia’, ka thënë kështu Taravari./Zhurnal/