Turqia dhe Çekia e ratifikuan Protokollin për anëtarësim në NATO

Date:

12:04:19   2019-07-12

Kuvendi popullor i Republikës së Turqisë dhe Parlamenti i Republikës çeke dje e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimin e Protokollit në Turqi e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak.

“Kuvendi i madh popullor i Turqisë e kompletoi procesin ratifikues të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Si edhe deri më tani, Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin euroatlantik-integrues”, shkroi Ashkin Bak në Tuiter.

Protokolli për anëtarësim në NATO dje mori dritë jeshile edhe në Parlamentin çek.

“Jemi të bindur se inkuadrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do ta përforcojë stabilitetin e plotë dhe sigurinë në Ballkan ndërsa në të njëjtën kohë edhe në vetë Aleancën”, theksoi zëvendëskryeministri Jan Hamaçek në ratifikimin e Protokollit.

Deri më tani njëzet vende anëtare e ratifikuan Protokollin dhe dhanë dritë jeshile për inkuadrimin e vendit tonë në NATO. Pritet kësaj vere këtë ta bëjë edhe SHBA-ja, ndërsa deri në fund të vitit edhe vendet e tjera aleate me çka Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike. (koha.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...