Idriz Voca, mesfushori shqiptar më i miri në gjithë Zvicrën
09:50:01 2019-07-13
Fillimisht junior, pastaj lojtar i rregullt, ndërkohë zëvendëskapiten. Futbollisti shqiptar Idriz Voca (22) po shkëlqen në Lucern.
Ai qëndron me këmbë mbi tokë dhe me logjikë të shëndoshë. Por, në fushë, mesfushori shqiptar i FCL mund të jetë i zhurmshëm. Në ndeshjen kontrolluese kundër Aaraut, ai ia tregoi me aq zë të lartë mendimin shokut të tij Blessing Eleke, sa që çdo tifoz në Sëissporarena e dëgjoi.
Idrizi tashmë është krijuar. Nga pothujase djaloshi ri i qetë, i turpshëm, 22-vjeçari është zhvilluar në një futbollist udhëheqës. Trajneri Thomas Haberli gjithashtu e sheh në këtë mënyrë. Ai e bëri Idrizin zëvendëskapiten.
Me vetëbesim dhe qetësi, Idrizi i udhëheq shokët e tij. Tepër i dukshëm për moshën e tij të re. Por kjo nuk është rastësi. Angazhimet e tij me përfaqësuesen kosovare, e kanë bërë që të fitojë më tepër përvojë. „Kam një rol më të ndryshëm se sa ai në Lucern. Kemi shumë lojtarë me përvojë në ekip, të cilët janë të shkëlqyeshëm. Për mua është e rëndësishme të jem në gjendje të luaj në një nivel ndërkombëtar“, thotë i biri i një familje kosovare që vendosi të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, në pranverën e vitit 2018.
Ndeshjet me ekipin kombëtar dhe performancat e forta në Lucern gjithashtu kanë ndikuar në vlerën e tregut të Idrizit. Që nga vera e kaluar, kjo është më shumë se dyfishuar, shkruan „Blick“, përcjell Shtegu.com. Tani, djaloshi i ri nga Stansstad i Zvicrës kushton tre milionë euro (rreth 3.3 milion franga). Sipas „Transfermarkt“, asnjë mbrojtës mesfushor në Zvicër nuk ka më shumë vlerë. Vetëm Michel Aebischer nga YB është më i vlefshëm, por në ekip ai luan pothuajse ekskluzivisht në mesfushën qendrore. „Nuk isha në dijeni për këtë“, thotë Idriz Voca, duke iu referuar vlerës së tij të tregut. „Nuk studioj gjëra të tilla. Dua vetëm të luaj futboll“.
Sidoqoftë, Idriz Voca së shpejti do të duhet të merret me oferta nga jashtë. Sassuolo nga Italia tashmë është e interesuar. Idriz Voca, megjithatë, fokusohet tek FCL: „Dua të luaj mirë dhe të luaj sa më shumë lojra të jetë e mundur“.