Talenti shqiptar Gëzim Pepshi magjeps me lojën e tij kundër FC Neuchâtel Xamax
10:35:07 2019-05-31
FC Aarau ka mundur ekipin e Neuchâtel Xamax si mysafir me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë të barazhit për kualifikim në Sperligën zvicerane. Futbollistët e Aaraut ishin të pamëshirshëm dhe demoluan ekipin vendas, duke i hapur dyert për ligën më kualitative zvicerane.
Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer futbollistët që më së shumti kanë qëndruar në bankinënn tezervë, në mesin e tyre edhe futbollisti shqiptar Gëzim Pepshi. Vetëm 20 vjeçar, por me shumë talent dhe vetëbesim kishte ardhur nga Bazeli. Në Aarau, megjithatë, ai duhej të deklaronte se futbolli gjithashtu është një punë e vështirë për talentet.
Dhe ai është dashur të mësojë – ndoshta herën e parë në karrierën e tij – që të qëndrojë pas. Në ndeshjen e parë të barazhit, atij iu dha rasti. Futbolisti shqiptari i magjespi të pranishmit me një lojë fantastike dhe lirisht mund të thuhej se Granit Xhaka po luante për FC Aarau.
Ekipi vendas ishte i hendikepuar pasi në përbërjen e tij nuk kanë luajtur Xhemajli, Fejzulahi, Nimani (që të gjithë të lënduar), ndërsa Ramizit nuk iu dha rasti.