El Cheka: Do t’i publikoj të gjitha përgjimet që kam, janë mbi 650 materiale

Date:

 

11:23:41               2019-05-31

 

 

Në rrjetin social fejsbuk po vazhdon beteja e publikimit të “bombave”, gjegjësisht përdoruesi i profilit “El Cheka”, tashmë disa ditë po publikon radhazi materiale të përgjuara të plaigjshme , ku bashkëbisedues pretendohet të jenë kryesisht funksionarë të BDI-së. Vetëm mëngjesine sotëm përdoruesi i profilit “El Cheka” ka publikuar dhjetëra bomba, derisa paralajmëron të publikojë një numër të konsiderueshëm të materialeve të përgjuara.

 

Ai ka thënë se posedon më shumë se 650 materiale te përgjuara dhe do t’i publikoj të gjitha.

 

“Tani Ali Ahmet, Musa Xhaferi, Beqir Asani dhe të gjithë të tjerët do ta kuptojnë përkushtimin tim të kësaj pyetjeje. Do të publikoj të gjithë përgjimet që i posedoj, në konsultim me avokatin tim, dhe më pastaj do ti dërgoj në CIA dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup”- ka shkruar sot në një status publikuesi i të ashtuquajturave bomba.

Publikuesi i cili pretendohet të gjendet në Çikago të Shba-ve, nuk e ka fshehur identitetin e tij dhe i njëjti posedon edhe fotografi personale të tijat.

Një ditë më parë MPB kishte njoftuar se i njëjti ishte zbuluar dhe se tashmë është njoftuar Prokuroria./Alsat-M

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...