Kryeministrja lesbike serbe Ana Brnabiç vazhdon t`i quaj shqiptarët „ardhacakë nga malet“

107 Lexime

20:43:46                     2019-05-30

 

 

 

Kryeministrja serbe ka vazhduar me ofendimet e rënda ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, tha se ishte e shqetësuar dhe e frikësuar nga situata në Kosovë, sepse Prishtina nuk mendon në mënyrë racionale për cilësinë e jetës së shqiptarëve në Kosovë, ndërsa Beogradi është një palë racionale dhe kjo është arsyeja përse për momentin po mbretëron paqja në Kosovë, shkruajnë mediat serbe, përcjell Shtegu.com.

„Keni punë me njerëz të cilët pothuajse kanë dalë nga mali. Për ta është njësoj nëse atje ka luftë apo jo dhe kjo më shqetëson“, ka deklaruar Brnabiç në një konferencë shtypi me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Samom Fabrici, i cili dorëzoi ia raportin e Komisionit Europian mbi përparimin e Serbisë në procesin e integrimit europian.

Ajo tha se në mesin e 28 prej të arrestuarve në Kosovë në një fushatë për krimin e organizuar është edhe një „pensionist i shurdhër, një 67 vjeçar serb“.