Taksistja 84-vjeçare austriake futet me veturë në klinikë, tetë persona të lënduar

45 Lexime

18:51:57               2018-01-16

 

Një ngjarje e rëndë ka shokuar Austrinë, paraditen e së martës në një klinikë në Horn. Rreth orës 10.13, një veturë është futur në repartin e emergjencës në klinikën e Hornit. Mbi timon ka qenë një vozitëse 84-vjeçare, e cila ka shërbyer në një sipërmarrje taksi, për transportin e të sëmurve. Aksidentin ajo e kaloi pa ndonjë lëndim. Në veturë kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Me këtë rast janë lënduar tetë persona, të cilët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, thuhet në një komunikatë policore.

Edhe politikanja austriake Renate Knorr nga Partia ÖVP e ka përjetuar ngjarjen. Me nënën e saj dhe rreth 15 persona të tjerë, ajo ka qenë duke pritur në sallën e pritjes. „Ishte si në Hollyëood. Copa të qelqit fluturuan gjithandej dhe njerëzit filluan të bërtasin“, pohon ajo për „oe24″, përcjellë Shtegu.com. Fillimisht, një grua u tmerrua duke menduar se bashkëshorti i saj është nën veturë. Por, për fatë të mirë, u konstatua se parashikimi i saj ishte i gabueshëm“, ka thënë më tej politikanja.

Përpos kësaj, ajo informoi se vetura paraprakisht u kishte rënë në sy. Vozitësja ishte sjellur për disa minuta në rrethrrotullimin në afërsi, para se të futej nëpër derën e qelqtë të klinikës. Në klinikë janë shkaktuar dëme shuma e të cilëve ende nuk është përcaktuar dhe për momentin është duke u hetuar faktori i shkaktimit të aksidentit. (Shtegu.com)