„Oaza me mbeturina“ në qendrën tregtare, banorët zviceranë të revoltuar

52 Lexime

16:43:07                2018-01-16

 

 

Qendra tregtare në Gäbelbach të Bernës, kohëve të fundit pothuajse është e zbrazur. Hapësira brenda qendrës është duke u shfrytëzuar nga të rinjtë si vend për kalimin e kohës së lirë, ndërsa banorët përrreth janë të nevrikosur pa masë.

Banorët e lagjes Gäbelbach të Bernës në Zvicër, tashmë janë mbështetur për muri lidhur me rrethanat aktuale në lagje. Qendra tregtare Gäbelbach shërben si korridor për banorët të cilët jetojnë në afërsi dhe janë të detyruar ta përdorin për çdo ditë. Mirëpo, kjo hapësirë po përdoret nga të rinjtë e shumtë të rrethinës së Bethlehemit si vend për kalimin e kohës së lirë, ndërsa kjo sjellë edhe pasoja.

„Këtu rregullisht mblidhen të rinjtë, të cilët konsumojnë marihuanë, dehen dhe shkaktojnë tollovi të ndryshme, që më pas të lënë një rrëmujë të vërtetë“, pohon banorja e lagjes, Mariella Ruberto (31) për „20 Minuten“, përcjellë Shtegu.com. Ajo shpeshëherë ka kontaktuar policinë dhe administratën e qiradhënësit, por deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë. „Të gjithë jemi të lodhur nga kundërmimet e ndryshme, mbeturinat dhe zhurmat e të rinjve. Më në fund qiradhënësi duhet të reagojë“, pohon më tej zviceranja.
Edhe në grupin intervenues të qytetit të Bernës për parandalim, intervenim dhe tolerancë (Pinto) kanë njohuri për situatën në qendrën Gäbelbach. Sipas udhëheqësit të grupit, Silvio Flückiger, deri nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar, grupi ka qenë rregullisht në vendngjarje. „Arritëm të konstatojmë zhurmën e madhe dhe mbeturinat e shumta“, ka deklaruar ai. „Jashtë dhe përbrenda gjithnjë është konsumuar marihuanë. Por, nuk janë konsumuar droga të forta“, pohon më tej Flückiger.
Pasi rrethanat në qendër gjatë fundvitit janë përmirësuar, grupi nuk ka qenë më i pranishëm në qendër. Por: „Pas ankesave më të reja, nga java e ardhshme me siguri se do të jemi sërish të pranishëm“.

E përditshmja zvicerane „20 Minuten“ e ka konfrontuar administratën e qiradhënësit me këto akuza. „Jemi të vetëdijshëm se për momentin situata është e padurueshme“, ka pohuar udhëheqësi i administratës Peter Schmid nga qiradhënësi „Dr. Meyer Immobilien AG“. Ai ka paralajmëruar përmirësim të shpejtë të situatës: Është nënshkruar një marrëveshje afatgjate me një qiramarrës dhe shpresojmë se këto zhvillime do ta përmirësojnë dukshëm situatën“, ka përfunduar Schmid. (Shtegu.com)

 

Të ngjashme: http://www.20min.ch/schweiz/bern/story/-Sie-saufen–kiffen-und-hinterlassen-einen-Saustall–14288411