A ju kujtohet refugjati që kaloi me biçikletë përmes Maqedonisë, tani po përgatitet për Olimpiadë

Date:

20:43:53                 2018-01-16

 

 

I arratisur, i rrahur, i traumatizuar: Në këtë mënyrë shtetasi sirian erdhi në vendbanimin e tij të ri në Hessen të Gjermanisë. Tani, për karateistin e palodhur është duke u plotësuar ëndrra e kahmotshme – ai do të jetë pjesë e lojërave olimpike.

Në sallën sportive të GKV Lotus Eppertshausen dëgjohet një britmë. Është „Kiai“, thirrja për betejë e sirianit Wael Shueb, i cili defilon shkathtësitë e veta dhe godet edhe me më shumë dinamizëm. Një kthesë trupore dhe një shqelm, njësoj sikurse që do të duken edhe në Tokio, kur Shuebi në vitin 2020 do të konkurrojë në ekipin ndërkombëtar të refugjatëve në lojërat olimpike. „Unë jam tepër i lumtur, karate, Japoni, lojërat olimpike: Kjo për mua është një ëndërr“, thotë Shuebi i veshur në petkun luftarak të bardhë të hr-sport.

Por para dy vitesh, sportisiti 29-vjeçar as që kishte ëndërruar një situatë të tillë të lumtur. Atëbotë, Shuebi punonte në një fabrikë tekstili në Damask, shkruan „Hessenschau“, përcjellë Shtegu.com. Pas një kohe, atij i erdhi ftesa për të luftuar dhe ai nuk e kishte ndërmend të përkrahë kryetarin e Sirisë, Baschar al-Assad për të vrarë njerëz në luftë. Me autobus dhe anije u arratis për në Greqi, ku e bleu një biçikletë të përdorur dhe i ra përmes Maqedonisë. Kufirin hungarez e kaloi në këmbë, por atje u plaçkit. Filloi të mbrohej me karate, megjithatë, plaçkitësit kishin pajisje elektroshok dhe shufra të hekurit. Shuebi i raskapitur, ai vazhdoi rrugën deri në Gjermani. Këtu iu operuan frakturat që i kishte pësuar në fytyrë.

Odiseada e tij përfundoi në një qendër strehimore në Neu-Anspach (Hochtaunus), pas 18 muajve të kaluara atje, tani ai ka një vendbanim të ri në Urberach (Offenbach). „Pas gjithë asaj që më ndodhi, unë jam i lumtur që në Gjermani mund të jetoj i qetë“, spjegon më tej Shuebi, i cili përmes sportit ka gjetur satisfaksionin e vet. Bile, këtu i kanë ndihmuar të gjejë një vend për trajnim.

Aktualisht, ai është duke mësuar të rinjtë në GKV Lotus Eppertshausen. „Ai na ka sjellur kualitet në stërvitje dhe në humanizëm. Jemi të lumtur që e fituam një njeri kaq fisnik“, ka pohuar udhëheqësi i shoqatës, Ernes Erko Kalac. Ky i fundit ka luajtur një rol vendimtar që Shuebi të marrë pjesë në lojërat olimpike. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...