Tajlandezja ia „fshiu“ pasurinë zviceranit, tani ai kërkon lëmoshë
21:27:11 2019-06-09
Si shef i një kompanie ndërtimi, zvicerani Tony N. krijoi një pasuri në Zvicër. Por, tani 56-vjeçari shëtitet rrugës para një tempulli tajlandez dhe jeton me lëmoshë. Dhe gjithçka, pasi e njoftoi dashurinë e jetës së tij.
Tony N. (56) e arriti qëllimin. Sipas pohimeve të tij, ai krijoi një kompani të begashme ndërtimi me 50 punëtorë në Zvicër, duke fituar një pasuri të konsideruseshme, shkruan „Blick“. Megjithatë, sot atij nuk i ka mbetur asgjë. Tani, ai mezi lëviz, duke lënë një tempull të vogël tajlandez në Jomtien, në jug të Bangkokut, sa për pak lëmoshë.
Zvicerani e kishte ëndërruar për një jetë krejt të ndryshme, kur vendosi të emigronte në Tajlandë. Pasi, atje ai kishte takuar një grua të quajtur Leuchakorn, siç i ka rrëfyer televizionit Thai TV TMN Cable TV, përcjell Shtegu.com. Ajo ishte dashuria e jetës së tij.
Tony N. bëri gjithçka për të. Ia e bleu një shtëpi, një veturë dhe një pronë. Dhe jo vetëm aq: Zvicerani gjithashtu e financoi një lavanderi për të dashurin e tij. Nuk ishte ndonjë problem për N., siç i thotë ai transmetuesit: Ai kishte kursyer mbi 300,000 franga.
Tony N. jetonte i lumtur. Për shtatë vite me radhë, ai jetoi me Leuchakorn. Pastaj ai ia parashtroi pyetjen e jetës, për t`ia kërkuar dorën. Ky ishte fillimi i të gjitha problemeve: Ajo e hodhi poshtë kërkesën, u bë e çuditshme. Dukej e dëshpëruar dhe qante, siç tregon Toni N. në televizion.
Dhe ajo kishte planifikuar largimin: Shiti shtëpinë dhe pronën që Tony N. ia kishte blerë dhe u zhduk. Dhe jo vetëm aa: Edhe paratë e tij ia kishte harxhuar gjithashtu. Për tre vite me radhë, zvicerani po e kërkonte të dashurën e tij, por pa sukses.
I pafuqishëm, ai gjeti një çati mbi kokën e tij në një tempull. Në këmbim, ai ndihmon gjatë pastrimit. Përveç kësaj, edhe vendasit e mbështesin. Por, ai nuk është i inatosur me Leuchakorn. Përkundrazi: „Unë ende e dua atë. Shpresoj se ajo do të kthehet një ditë dhe ne mund të fillojmë një jetë të re“, thotë zvicerani për kanalin televiziv tajlandez. Për momentin, ai mund të bëjë më shumë se sa vetëm të presë. Por: „Megjithatë, unë jam ende i lumtur“.