Politikani zviceran i kërkon falje mësueses që i liroi nxënësit për Bajram

211 Lexime

19:50:56                2019-06-09

 

 

Politikani zviceran i SVP-së, Andreas Glarner javën e kaluar kishte bërë jehonë nëpër titujt e gazetave pasi e kishte publikuar emrin e mësueses, numrin e telefonit dhe adresën e e-mailit në Facebook. Arsyeja ishte se, mësuesja paraprakisht iu kishte dërguar një letër prindërve të nxënësve të tyre, në të cilën ajo ka nënvizuar se nxënësit myslimanë mund ta marrin ditë të lirë, pa e shfrytëzuar ndonjë ditë shtesë.

„Ndoshta dikush do të donte t’i tregonte mësueses se çfarë mendohet për të“, kishte shkruar Glarner në Facebook, gjë që menjëherë shkaktoi reagime. Mësuesja kishte marrë aq shumë telefonata dhe e-maila sa që ajo u tërhoq përkohësisht nga puna e saj dhe dëshiron të marrë masa ligjore kundër politikanit.
Megjithatë, tani Glarner e ka përjetuar se si mund të terrorizohet me mesazhe në mënyrë të menjëhershme. Si rezultat i kësaj, shumë persona e kanë vërshuar atë me telefonata dhe mesazhe, siç shkruan Blick, njofton Shtegu.com.

Këtë veprim, këshilltari kombëtar i SVP-së, si duket nuk ka mundur ta përballojë sa duhet. Bile, njëri në Twiter e ka bërë publik mesazhin e Glarnerit që i është përgjigjur: „Numri juaj do të raportohet edhe tek autoritetet hetuese për presion“.

Jo vetëm në opinion, por edhe në partinë e Glarnerit gjërat janë duke lëvizur. Rasti do të diskutohet në takimin e grupit të SVP-së të martën e ardhshme. Përveç kësaj, udhëheqësit e partisë së SVP-së Zvicër dhe SVP Aargau gjithashtu duan ta aktualizojnë çështjen.

Në një intervistë televizive, Glarner ka pranuar se ka bërë gabim dhe ka treguar keqardhje. Ka qenë gabim, pasi ai nuk e ka ditur se celulari ishte numri privat i mësueses. „Dua t`i kërkoj falje mësueses dhe shpresoj se ajo së shpejti do t`i kthehet mësimit“, ka deklaruar Glarner.

Megjithatë, ai e mban mendimin e tij se : „Sa shkolla ne ia nënshtrojmë Islamit?“. Për shkak të Ramazanit, nxënësit „vetëm do të qëndronin në karrige e tyre“ dhe „të shtrihen si miza të ngordhura përreth“, për shkak se gjatë gjithë ditës nuk hanë asgjë.