Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja shqiptare mahnitë francezët, shpërblehet me çmim të rëndësishëm

Date:

23:23:55                2019-06-09

 

 

Klubi Soroptimist (është një klub ndërkombëtar i shërbimit për gratë në pozita të përgjegjshme në jetën profesionale) i ka dhënë një çmim një vajze 16-vjeçare shqiptare që ka shkëlqyer në gjuhën frenge.

Karriera e saj e përforcon admirim. Pra ca ditësh, Dajana Mastaj është shpërblyer. Kjo vajzë 16-vjeçare shqiptare ka fituar Çmimin Lucie-Landré, të dhënë nga klubi Soroptimist.

„Ky është një çmim që e japim çdo vit, që nga viti 2012 për një nxënës të merituar në Kolegjin Claude Boucher“, ka spjeguar Pierrette Dubois, një anëtare e klubit të grave, informon Shtegu.com. „Dajana, për interesin e saj në letërsi dhe përsosmërinë e saj në këtë fushë, është një shembull për shokët e saj të klasës“.

„Isha aq krenare sa që vetëm qaja“

Nxënësja shqiptare është aq më e merituar, pasi në Franëc ajo kishte ardhur në vitin 2016. Dhe atëbotë, ajo nuk e dinte as edhe një fjalë të vetme të gjuhës së Molièrit. Familja e saj nga Shqipëria kishte aplikuar për azil. „Sot, është ajo personalisht që i ndihmon shokët e saj“, thotë mësuesja e saj franceze. „Kur më tha se e kishte fituar çmimin, isha aq krenare sa vetëm qaja“, thotë nëna.

Lucie Landré, rezistente, ishte themeluesja e klubit Soroptimist të Angoulême, në maj 1948. Ky çmim u krijua me iniciativën e saj pas vdekjes së saj në vitin 2003, në moshën 100 vjeçare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...