Tahiri për TetovaSot : Vdekja e Almirit dorëheqje për Todorovin dhe Cavkovin

Date:

13:44:32              2016-07-02

 

 

 

 

Profesori universitar Sefer Tahiri në një prononcim për portalin TetovaSot vlerëson se vrasja e Almir Aliut, katër vjeçarit nga Kumanova si rezultat i një zënke në spitalin e Kumanovës tregon se jo vetëm sistemi shëndetësor është i rrënuar, por edhe ai i sigurisë dhe sistemi politik.

Tahiri vlerëson se ministri i shëndetësisë dhe ai i punëve të brendshme duhet që të japin dorëheqje.

“Nëse do të kishte pak, një fije morali në politikë dorëheqje nuk duhet të jep vetëm ministri i Shëndetësisë, por edhe ai i Punëve të Brendshme, sepse ky rast tregon se në Maqedoni nuk është në krizë vetëm sistemi politik, por edhe ai i sigurisë, meqë qytetarët nuk kanë siguri fizike dhe në anën tjetër në krizë të thellë është edhe sistemi shëndetësor, i cili çdo ditë po merr jetë njerëzish, ndërsa e fundit, ajo e Almirit katërvjeçar nga Kumanova është shumë tragjike dhe shumë fatkeqe.”, deklaroi Tahiri për TetovaSot. (Tetova Sot)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...