Demiri për TetovaSot: Tragjedia në Kumanovë është kulmi i kësaj marrëzie, Todorov përgjegjës

Date:

14:08:10              2016-07-02

 

 

 

 

Profesori universitar Sevdail Demiri në një prononcim për portalin TetovaSot vlerëson se vrasja e Almir Aliut, katër vjeçarit nga Kumanova si rezultat i një zënke në spitalin e Kumanovës tregon se sistemi i këtushëm shëndetësor është gjenerator i zënkave që krijuan kulmin e një marrëzie.

“Gjithësesi që sistemi i këtushëm i ngarkuar shëndetësor është gjenerator i zënkave të përditshme mes qytetarëve apo edhe personelit shëndetësor. Tragjedia e fundit në Kumanovë është kulmi i kësaj marrëzie.

Prandaj, përgjegjësi të drejtpërdrejtë duhet të ketë edhe ministri i Shëndetësisë, Todorov. Për këtë, urgjentisht duhet shqyrtuar sistemi dhe qasja në procesin e pritjes së pacientëve para dyerve të mjekëve.”, deklaroi Demiri për TetovaSot.

Demiri shtoi se duhet që të kemi kujdes e të mos bëhemi shkaktar për ndonjë eskalim të mundshëm të gjendjes, ku viktimat do të ishin nga radha e të pafajshmëve.

“Rasti i Almirit pa dyshim se na ka tronditur të gjithëve. Sot kur të gjithë duhet të bashkëndjejmë me familjen e tij, duhet të kemi kujdes që mos të bëhemi shkaktar për ndonjë eskalim të mundshëm të gjendjes, ku viktimat prapë do të ishin nga radha e të pafajshmëve. Mos harroni se krimineli nuk ka as komb e as fe”, deklaroi Demiri për TetovaSot. (Tetova Sot)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...