Murseli: Në Kumanovë deri më 2001 maqedonasit nuk kanë guxuar të ngrenë dorë mbi shqiptarët

Date:

20:50:27          2016-07-01

 

 

 

Lidhur me vdekjen tragjike të fëmijës katëvjecar nga Kumanova, i cili u shkelë me veturë nga një maqedonas, për shkaqe banale, ka reaguar edhe gazetari nga Kumanova, Nebi Murseli, i cili në një postim të tij në Facebook, ka shkruar: Pavarësisht shkakut, të shkilet për vdekje me makinë një fëmijë ngase prindi i tij ishte përfshirë në një zënkë verbale, paraqet qyqarllëk nga maqedonasi Boban I., por në shqiptarët e Kumanovës, madje edhe në kohërat më të vështira në të kaluarën – 1981, 1988, e deri më 2001, maqedonasit nuk kanë guxuar të ngrenë dorë. Kjo që ndodhi është pasojë e një “lufte clirimtare” të Ali Ahmetit dhe “komandantarucave”, që arritën maqedonasit të bëjnë distancën në këtë qytet, i cili tradicionalisht ka qenë pikë neuralgjike, ku është testuar rezistenca e shqiptarëve. Ngjarjet e majit të vitit të kaluar edhe më shumë shtuan diferencën që po vazhdojnë ta kenë maqedonasit. Përderisa shqiptarët e këtij qyteti vazhdojnë të jenë të përfaqësuar nga disa zagarë të mbledhur rreth BDI-së, dajaku dhe epërsia e maqedonasve do të shtohet!

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...