Sulmuesi shqiptar Bledi Bardhi e gris rrjetën e kundërshtarit nga 30 metra distancë në SHBA (VIDEO)

Date:

20:41:14             2019-05-20

 

 

Sulmuesi shqiptar që luan në Amerikë, Bledi Bardhi ka lindur në Mal të Zi, por zemra asnjëherë nuk i ndalet së rrahuri vetëm shqip. Dëshira e tij për të veshur fanellën kuq e zi, është e kahmotshme. Ai ka pasur rastin të luaj me Lampard e Pirlo, por mungesa e dokumentacionit e detyroi që të vazhdojë në tjetër mënyrë axhendën e tij. Për momentin, sulmuesi 27-vjeçar është duke i mbrojtur ngjyrat e ekipit New York Cosmos që garon në NASL ligën amerikane të futbollit.

Në ndeshjen e fundit kundër Hartford, ekipi i tij u eliminua nga kupa amerikane, mirëpo në këtë skuadër ende përmenden lojtarët si Pele dhe Franz Beckenbauer që ishin pjesë e saj, informon Shtegu.com.

Ky takim u dallua nga një gol i shkëlqyeshëm i Bledi Bardhit. Sulmuesi shqiptar e provoi fatin e tij nga më shumë se 30 metra. E pranoi topin dhe nga kjo distancë e gjeti këndin e majtë të portës kundërshtare.

Ky gol i ëndrrave nuk ka ndikuar shumë që Cosmos të largohet nga kjo kupë e SHBA-së para kohe.

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...