Humb jetën një sportist në Zvicër

Date:

20:08:40                 2019-05-20

 

 

Një francez 37-vjeçar, ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak të shtunën.

Një lojtar i rugby ka vdekur të shtunën në Yverdon-les-Bains (VD) pas një sulmi kardiak duke luajtur një ndeshje. Tani është hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale të Vaud, informon Shtegu.com.

Viktima, një francez 37-vjeçar me vendbanim në Neuchâtel, u rrëzua përtokë gjatë një manovrimi të lojës në rugby, rreth orës 14.00, ka shkruar më tej policia në një deklaratë. Përkundër përpjekjeve të personave të pranishëm në ndeshje për ta ringjallur, sportisti vdiq në Qendrën Spitalore Universitare Vaud (CHUV) në Lozanë, ku ai ishte transportuar nga një helikopter i REGA.

Prokuroria ka urdhëruar një obduksion mjekoligjor, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Disa persona të pranishëm në këtë ndeshje, janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe xhandarmeria. Atyre iu është ofruar trajtim psikologjik.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...