Kishte marr certifikatë të gabuar në Shkup, refuzohet kërkesa për pension geto e një rome në Gjermani

Date:

16:18:34                2019-05-21

 

 

Ankesa e një gruaje rome nga Serbia, për pagesat e pensioneve për ish punëtorët në geton naziste, është hedhur poshtë nga Gjykata Sociale e Berlinit. Arsyeja për këtë në procedurën mostër u tha që në Serbi dhe Maqedoni, nuk ka pasur geto për anëtarët e grupit etnik rom gjatë okupimit nazist.

Kjo ka rezultuar nga një ekspertizë e ekspertëve, kanë deklaruar të hënën në gjykatën sociale. Prandaj, paditësja e atëhershme gjashtë deri dhjetëvjeçare nuk ka të drejtë për një pension përkatës, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Gjykatësit gjithashtu dyshuan vërtetësinë e të dhënave të paditësve në këtë gjyq dhe procedura të tjera paralele. Spjegimet e tyre nuk ishin „as në përputhje me faktet historike“, as „një riprodhim personal dhe individual“ për t’u njohur. Ka më shumë gjasa që „aplikanti dhe aplikantët e tjerë të paraqiten me deklarata të gatshme pa ndonjë referencë për fatin e individit për nënshkrim“.

Gjykata gjithashtu shprehu „dyshime të konsiderueshme në lidhje me certifikatën e jetesës të paraqitur nga aplikanti“, e cila është kusht për pagesën e një pensioni të huaj, përcjell Shtegu.com. Certifikata rrjedh „nga një institucion që përfaqëson interesat e romëve në Maqedoni me seli në Shkup dhe jo nga një organ që ka të drejtë ta bëjë këtë, siç është skema pensionale serbe“.

Gjykata sociale tha se viteve të fundit romët nga territori i ish Jugosllavisë kanë parashtruar gjithnjë e më shumë kërkesa për kontributet e getos. Sigurimi pensional e kishte refuzuar këtë. Nga ana tjetër, rreth 200 persona u ankuan përmes një zyre të avokatëve. Vendimi i tanishëm është bërë në kontekstin e një procedure mostër dhe ende nuk është i plotfuqishëm.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...