Sulmues të panjohur kanë sulmuar xhaminë në Wangen afër Oltenit me gurë dhe fishekzjarre

Date:

Në Wangen pranë Oltenit, persona të panjohur ndezën fishekzjarrë në drejtim të xhamisë lokale dhe gjuajtën me gurë fasadën gjatë natës së së shtunës. Një xham i dritares është dëmtuar

 

Natën e së shtunës, pak pas orës 03.00 të mëngjesit, persona aktualisht të panjohur kanë ndezur fishekzjarrë në drejtim të xhamisë në Industriestrasse në Wangen pranë Oltenit dhe kanë gjuajtur me gurë fasadën. Këtë e ka bërë të ditur Policia Kantonale e Solothurnit, transmeton portali Shtegu.

 

Një xham i dritares është goditur dhe dëmtuar. Sipas gjetjeve fillestare, dyshohet se autorët të jenë të rinj të cilët kanë mundur të arratisen pa u zbuluar para se të vinte policia. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe është në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me këtë.

 

Kushdo që mund të japë informacion në lidhje me incidentin ose identitetin e personave përgjegjës për dëmin, kërkohet të kontaktojë Policinë Kantonale të Solothurnit në 032 627 81 17.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...