Studiuesi islam: Kjo është masakër, nuk është kurban

Date:

14:07:24            2019-08-13

 

Profesori i Bashkësisë Islame të Kosovës, Xhabir Hamiti, ka reaguar ashpër ndaj mbetjeve të kafshëve të therura për Kurban Bajram. Ai ka publikuar disa fotografi duke i cilësuar si të turpshme mbetjet e kafshëve të therura.

E ka cilësuar si masakër të shtazëve, e jo kurban.

“Kjo është masakër e shtazëve e jo kurban. Pamje e turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare. Ishalla nuk përsëriten pamje te tilla në të ardhmen”, ka shkruar Hamiti në llogarinë e tij në Facebook.

Hamiti nuk ka përmendur vendin se ku ka ndodhur një veprim i tillë, por nga pamjet shihet se mbetjet e kurbanëve pas therjeve kanë mbetur të gjitha në hapësirat e gjelbëruara.

Myslimanët gjatë ditës së djeshme kanë festuar Kurban Bajramin, festë kjo që manifestohet me therjen e kafshëve për t’i ndihmuar të varfrit. /Sinjali/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...