„SPIEGEL“: Padrejtësi e madhe ndaj Shqipërisë

53 Lexime

19:21:07           2016-06-22

 

 

 
Rregullat e reja të këtij Kampionati Europian janë më të padrejtat në kuadër të futbollit ndërkombëtar prej më tepër se 30 vitesh. Viktimë e këtyre rregullave mund të jetë Shqipëria, shkruan në një artikull të „Spiegel“, e cila ka sublimuar të kaluarën e kampionateve, duke përmendur një shembull identik me Kombëtaren e Algjerisë në vitin 1982, njofton „Shtegu.com“. Shembull tjetër është Irlanda e cila pas golit të pranuar nga Gjermania, nuk tregoi interes për të barazuar, por ishte me rëndësi që të mos pranoheshin më tepër gola, për ta ruajtur gol diferencën më të mirë se Shqipëria. Më tej, merret shembull edhe Turqia e cila shënoi dy gola në mënyrë që ta tejkalojë Shqipërinë në golaverazh. Për t`i evituar të gjitha këto parregullësi, „Spiegel“ propozon që të gjitha ndeshjet e grupeve të luhen në të njëjtën kohë. Por një gjë e tillë do të ishte në dëm të shitjes të së drejtës së transmetimit televiziv për UEFA-n, pasi anulohen pesë transmetime të drejtpërdrejta.