Fortuna 2009 i bën “sytliaç” kundërshtarët në Koçanë

52 Lexime

20:34:00             2016-06-21

 

 

 

Fortuna 2009 para kohe korri orizin (Foto) Fundjavën që e lamë pas “Fortuna 2009” mori pjesë në turneun “Kupa e orizit” të mbajtur në Koçani. Fortuna, morri pjesë me tri grupmosha U12, U11 dhe U9. Të tria këto grup mosha në kategoritë e tyre ishte e pa konkurrencë dhe arriti të del fituese. U13 dhe ajo U11 deri në finale patën një dominim të plotë duke shënuar një sukses maksimal, ndërsa U9 në garat në grupe pati shumë fat , pas dy dështimeve rezultatet e klubeve të tjera që barazuan mes vete iu shkuan për shtati dhe dy fitoret e më vonshme ia siguruan gjysmëfinalen dhe pastaj erdhën në finale.

 

 

13521804_1066458433435450_1201677715_n

 

 

Rezultatet finale: Gjenerata 2004: Fortuna 2009 – Bregallnica (Shtip) 3:1

Gjenerata 2005: Fortuna 2009 – Akademija Postollov-Pandev 4:0

Gjenerata 2007 Fortuna 2009 – Bregallnica (Shtip) 1:1 penalti 3:2

Fortuna 2009 mori edhe tre çmime individuale:

 

 

13522555_1066458510102109_1868278293_n

 

 

Gjenerata 2004 Gjen. 2004 – Portier më i mirë: Jasir Murati Gjen. 2004 – Futbollist më i mirë: Blend Zekiri Gjen. 2005 – Futbollist më i mirë: Luka Petrovski Në këtë turne morën pjesë më shumë se 150 fëmijë të ndarë në disa kategori. Morën pjesë skuadrat e njohura nga lindja e vendit si: Osogova, Bregallnica, Slloga, Akademija Postollov-Pandev, Zrnovka, pastaj Kumanova, Fudball Starts dhe Eurosport. Ndryshe një pjesë e këtyre fëmijëve të U12, në nëntorin e kaluar ishin në Zvicër, ku me ndihmën e z. Mursel Ibrami. Morrën pjesë në turnetë e mbajtur në Zurich dhe Baden. Po ashtu edhe në ato dy turne patën një dominim të plotë, pra bëhet fjalë për një gjeneratë super të talentuar të cilës I mungon përkrahja. (LAJM)