Shtetasi maqedonas ia ngatërron hesapin Zvicrës

Date:

20:47:31              2016-06-22

 

 

 

 

 

Gjykata federale zvicerane e ka shfuqizuar një vendim të autoriteteve të Kantonit të Valisit, me të cilën një shtetasi maqedonas ka dashur t`ia anulojë lejeqëndrimin. Ai nuk e kishte informuar ofiçarinë se në vendlindje ka pasur një fëmijë.

 

 
Në vitin 2000, gjysmë viti para se të lindte fëmija i tij, shtetasi maqedonas martohet me një zvicerane. Me këtë rast, ai pajiset me një lejeqëndrim të rregullt për Zvicër.

 

 
Në gusht të vitit 2011, martesa e tyre dështon dhe kurorëzimi prishet, shkruan „Südostschweiz“, njofton „Shtegu.com“. Pak më tepër se një vit më vonë, shtetasi maqedonas martohet me nënën e fëmijës së tij, e cila në shtator të vitit 2010 lindë një fëmijë të dytë.

 

 
Pasi shtetasi maqedonas kishte bërë kërkesë për bashkim familjar, autoritetet e Valisit mësuan se ai është prind i dy fëmijëve. Duke u bazuar në këtë fakt, ata ia morën lejen e qëndrimit.

 

 
Një gjë të tillë, ata e justifikuan me faktin se gjatë procedurës së dhënies së lejeqëndrimit, shtetasi maqedonas kishte fshehur fakte të rëndësishme, që janë të nevojshme për një martesë.

 

 
Gjykata kantonale e Valisit , në vitin 2015 e kishte konfirmuar vendimin e autoriteteve kantonale. Por, Gjykata federale tashmë e ka miratuar ankesën e shtetasit maqedonas. Ajo është e mendimit se të huajt nuk janë të obliguar të paraqesin ekzistimin e fëmijëve që janë nga një lidhje që nuk ka të bëjë me lëshimin e lejeqëndrimit zviceran.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...