Solidar në krizë
Editorial nga Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në sindikatën Unia të Zvicrës
Kriza e koronës formëson përditshmërinë tonë. Sfidat janë të mëdha. Më së ndjeshmi megjithatë kriza godet njerëzit, të cilët i takojnë grupeve të cenueshme. Këtu gjinden shumë migrant/e me apo pa status të rregulluar.
Në mes të marsit ministrja Simoneta Samaruga tha: “Ne nuk do tu lëmi vetëm. Ne do të kujdesemi për ju”. Kjo tingëlloi si lehtësim dhe si qetësim. Masat e para u ndërmorën. Dhe megjithatë, rrjeti i kujdesit përfshirës për të prekurit e shumtë punëmarrës tregoi zbrazëtira të mëdha. Shumë të huaj me kontrata të pasigurta dhe pa vende pune mbeten të anashkaluar. Ata kanë frikë për mbijetesë dhe për të drejtat e qëndrimit.
Të huajt japin një kontribut themelor për stabilitetin ekonomik të Zvicrës dhe luftojnë me solidaritet në radhët e para kundër pandemisë. Pa punën e migranteve/ëve sektrorët esencial të përkujdesjes themelore si: logjistika, tregtimi me pakicë, kujdesi, pastrimi dhe shumëçka tjetër, s’do të funksiononte fare. S’duhet harruar se ata me ketë rast i nënshtrohen rrezikut të infektimit. Në një situatë të tillë, përkeqësimi i të drejtave të tyre në planin e shkurt, të mesëm e afatgjatë nuk është as me dinjitet e as e mençur. Tani nevojitet solidariteti. Kurrkush nuk duhet të harrohet e anashkalohet.
Andaj, sindikata Unia kërkon nga Qeveria Federale e Zvicrës, që fjalët të zbatohen në vepra dhe të vendoset krijimi i një fond përballimi kalimtar për këta njerëz të prekur në mënyrë të veçantë. Marrja e ndihmë sociale nuk do të duhej të qonte në shkurtimin dhe humbjen e të drejtave të njerëzve dhe të shkatërrohet perspektiva e tyre në të ardhmen.
Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 3/2020
Për shkrime tjera mbi botën e punës dhe artikuj mbi të dretjat dhe kushtet e punës në Zvicër si dhe mbi politikat e migracionit të sindikaës Unia mund të lexoni duke shtypur Horizonte në shqip
/Prointegra.ch/