E TMERRSHME: Mjeku pedofil austriak abuzoi me 109 të rinj

75 Lexime

Këtyre ditëve, në Gjykatën e rrethit në Wels të Austrisë, po fillon gjyqi i një mjeku për abuzim seksual ndaj 109 të rinjve. Veprimet e tij ndaj pacientëve, mjeku pedofil i justifikoi me një pretekst të thjeshtë.

Në Austri, një mjek për të cilin thuhet se ka abuzuar seksualisht me 109 të rinj, do të duhet të dalë përpara gjykatës më 26 maj, shkruajnë mediat austriake. Mjeku rreikon të dënohet me deri në 15 vjet burg, nëse dënohet dhe vendoset në një institucion për shkelës mendor të parregullsive. Sipas aktakuzës, 40 nga viktimat e dyshuara nuk ishin as 14-vjeçarë.

Për gjykimin në Gjykatën rajonale në Wels janë caktuar pesë ditë gjyqi. Vendimi pritet të shpallet më 10 qershor. Për të mbrojtur viktimat e supozuara, gjykata ka vendosur që publiku të mos jetë i pranishëm, informon Shtegu.com.

Që nga hapja e ordinancës së tij në vitin 2000, 57-vjeçari thuhet se ka kryer „pjesërisht abuzim serioz seksual“ ndaj pacientëve të rinj deri në arrestimin e tij në janar të vitit 2019, thuhet në aktakuzë. Për më tepër, ai akuzohet se ka nxitur persona që të xhirojnë porno video me të mitur. Ai gjithashtu thuhet se fëmijëve u ka siguruar kanabis.

Si pacientë, viktimat ishin ekzaminuar në mënyrë intime. I dyshuari me sa duket u kishte thënë atyre se aktet seksuale janë pjesë e trajtimit. Dyshohet se ai u ka dhënë disa dhurata të vogla parash dhe i ka ftuar në shtëpinë e tij në Attersee.

Jashtë ordinancës janë të dokumentuara 30 raste. Vitin e kaluar, nëna e një 15-vjeçari e kishte bërë publik dyshimin. Dyshohet se fëmija i saj ishte abuzuar seksualisht nga mjeku disa herë, që nga mosha dymbëdhjetëvjeçare. Pasi akuzat u bënë të njohura, mjeku u fshi nga lista e mjekëve. Pedofilin e dyshuar, një ekspert e diagnostikoi se „kishte arritur një çrregullim të rëndë mendor“, thuhet në aktakuzë.