Skena spektakolare në Gjermani: Shqiptari mbetet varë në një vinç të lartë 26 metra, aksion si në filma
12:08:10 2016-12-06
Një shqiptar i dehur 29-vjeçar është ngjitur në një lartësi prej 26 metrash dhe ka mbetur i varur në ajër, duke u mbajtur me duar për një transversale të vinçit.
Inspektori zjarrfikës gjerman nga Emmerichu, Martin Bettray nuk do ta harrojë aq lehtë ditën e premte. „Gjatë karrierës sime 38-vjeçar ende nuk kam përjetuar diçka të tillë“, ka pohuar ai për „rp-online“, njofton „Shtegu.com“. Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 17.50 kur banorët e rrethinës kishin vëzhguar disa të rinj se si ishin ngjitur në një vinç, të kantierit në rrugën „ëallstrasse“ dhe menjëherë kishin alarmuar policnë. Por, kur policia ka shkuar në vend të ngjarjes, të rinjtë janë zhdukur, ndërsa me vështirësi e kanë vërejtur një person të ngjitur në vinç, i dehur në masë të madhe. Zyrtarët kishin kërkuar që të lëshohej në tokë, por ai nuk ka mundur ta zbatojë urdhërin e tyre për shkak të lartësisë së madhe. Shqiptari 25-vjeçar tashmë kishte arritur lartësinë prej 26 metrave duke u mbajtur me duar për transversalen e vinçit, por gjithnjë e më shumë po e humbiste fuqinë dhe kërkonte ndihmë.
Ekipi i zjarrfikësve kishte pasur shumë vështirësi për të vendosur automjetin e tyre për shkak të terrenit të papërshtatshëm, prandaj ata e kanë alarmuar edhe drejtuesin e vinçit, ndërsa për çdo rast kanë vendosur edhe një dyshek shpëtimi.
Pas shumë e shumë manovrimeve me vinç dhe me ndihmën e ekipit zjarrfikës, më në fund, shqiptari shpëton nga më e keqja, ndërsa i ngrirë nga i ftohti, ai është dërguar në spitalin më të afërt.
„I gjithë aksioni ka zgjatur rreth një orë, kohë e saktë për të intervenuar në një aksion tjetër, për të cilin na informuan menjëherë pas ngjarjes“, ka deklaruar Bettray.