Pisa: Qeveria Gruevski-Ahmeti, rrënuan arsimin në Maqedoni (Dokument)

Date:

18:00:21                  2016-12-06

 

 

 

 

Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, ka radhitur Maqedoninë në vendin e 67-të në mesin e 72 shteteve, të cilat i janë nënshtruar këtij vlerësimi, njofton agjencia e lajmeve INA.

“PISA”, studimi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim ka bërë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Banorët e Maqedonisë gjenden në 5 vendet e fundit të shteteve që lexojnë më së paku në botë, thuajse nuk dinë asgjë për shkencën dhe janë matematicientë të dobët.

Vetëm banorët e Kosovës, Algjerisë dhe Republikës Dominikane janë më keq në ranglistën botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik PISA, kurse Shqipëria është më e suksesshme në këtë drejtim.

Sidoqoftë, për ekspertët e arsimit në Maqedoni, ky vlerësim ndërkombëtar që i është bërë nivelit të arsimit në Kosovë, tregon se Maqedonia nuk ka mundësi të ketë një perspektivë të mirë.

Ata thonë se rezultatet e testit “Pisa”, tregojnë se sistemi i arsimit është në krizë.

Edhe në të kaluarën, në hulumtimet e bëra për çështjen e arsimit në Maqedoni nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare, ishte vlerësuar se cilësia e arsimit në Maqedoni nuk ishte në nivelin e duhur.

Këta mekanizma kishin kërkuar vazhdimisht nga autoritetet kompetente që të bëjnë një studim mbi gjendjen e arsimit në vend dhe të dihet se ku qëndron mirë ky sektor dhe ku qëndron keq dhe pastaj të bëhen ndryshimet. (INA)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...