Gjermani: Theret me thikë një shqiptar

Date:

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, rreth orës 19.30, në lokacionin Kluse të Gjermansisë, në një strehimore për refugjatë, një 42-vjeçar shqiptar e ka ther me thikë bashkëkombasin e tij 26-vjeçar, thuhet në një kumtesë të policisë gjermane. Pas hetimeve të deritanishme dhe sipas një dëshmitari të ngjarjes, për arsye ende të panjohura, 42-vjeçari e ka sulmuar më të riun me një thikë kuzhine. Viktima ka pësuar plagë në qafë, në fytyrë dhe në duar dhe për fat të mirë, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar më të keqes. Me një ambulancë, ai është dërguar në spital dhe sipas mjekëve, jeta e tij nuk është në rrezik. Policia dhe Prokuroria e Osnabrückut i kanë filluar menjëherë hetimet, duke arritur që të arrestojnë kryerësin e veprës. Gjatë kësaj është përdorur edhe qeni policor, ndërsa hetimet e mëtutjeshme janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...