Siriani nuk e përballoi ndarjen nga gruaja, plagos 33 persona në Gjermani

32 Lexime

Një sirian i armatosur (41) të shtunën në mbrëmje ka përhapur frikë dhe terror në zonën e Ruhrit në Gjermani. Ai vuri zjarr dhe me furgonin e tij u fut në disa dyqane. 31 persona kanë mbetur të plagosur, dy fëmijë janë në rrezik për jetë

 

Sipas departamentit të zjarrfikësve, tmerri filloi rreth orës 17:10 në Essen-Altenessen. Siç raportoi policia për “WAZ”, ai i vuri flakën një ndërtese banimi në Altenessener Strasse/këndi i Pielsticker Strasse. Më pas ai shkoi me furgon drejt Zollvereinstrasse, ku i vuri një tjetër zjarr një shtëpie.

 

Gjithsej 29 persona u plagosën në zjarret atë mbrëmje, tha policia, ndërsa transmeton portali Shtegu. Zjarrfikësit madje folën për 31 të lënduar. Imazhet dramatike tregojnë prindërit duke i dorëzuar fëmijët e tyre nga një hendek në krahët e një ndihmësi. Dy fëmijë të plagosur janë në rrezik për jetë!

 

Por burrit me sa duket nuk i ka mjaftuar kaq. Ai u kthye në furgonin e tij dhe u nis për në Katernberger Strasse. Atje ai e futi furgonin në dritaren e një dyqani perimesh. Ai u mbështet dhe goditi përsëri fasadën.

 

Vozitësi shkoi në një dyqan tjetër në Katernberger Strasse. Këtë herë ai doli dhe nxori një hanxhar. Në rrjetet sociale po qarkullojnë video në të cilat shihet autori duke kërcënuar me armë personat përreth. Me sa duket kalimtarët e kanë mbajtur në distancë duke i hedhur sende.

 

Sipas informacioneve të BILD, policia ka mundur të arrestojë autorin vetëm pak metra larg dyqanit të perimeve. Ai kishte djegie në duar.

Ministri i Brendshëm gjerman i Nordrhein-Westfalen Herbert Reul bëri një deklaratë të dielën. Zjarrvëniet ishin “vepër e një njeriu që mund të mos e përballonte dot ndarjen nga ish-gruaja”. Hetimet e deritanishme çuan në dyshimin se shtëpitë ndaj të cilave ishin drejtuar veprimet e tij ishin të gjitha të lidhura me ndarjen. „Shumë persona u plagosën rëndë nga këto akte. Me sa duket atij nuk i interesonte se çfarë shkaktuan veprimet e tij“, tha Reul.