Sinani i gjallë, jeton për dhjetë vite „i vdekur“

Date:

„Sinani, i vdekuri“, këtë nofkë nga bashkëqytëtarët e tij e ka fituar një turk 46-vjeçar pasi autoritetet turke me vite të tëra e kishin trajtuar si të vdekur. Siç njofton të dielën Agjencia turke e lajmeve „Anadolu“, më në fund Sinan Avcit, pas plot dhjetë vitesh, i kishte shkuar përdore që t`i bindë zyrtarët se ai ishte edne gjallë.
Banori i provincës lindore të Turqisë, Erzurum, pas një diagnoze të epilepsisë, në vitin 2003 ishte dërguar para kohe në pension. Më vonë, kur ai kishte dashur të tërheqë të hollat e pensionit, në këtë i kishin thënë se që nga viti 2004, ai nuk ekzistonte në listën e të gjallëve. „Ata më thanë se unë jam i vdekur“, ka deklaruar Avci për Anadolu. „Por, unë isha shumë i gjallë“.
Me vite të tëra, Avci kishte jetuar nga përkrahja e farefisit dhe fqinjve, duke luftuar me autoritetet turke për tu „ngjallur“. Jo vetëm për shkak të sëmundjes së tij, por edhe pse zyrtarisht nuk ekzistonte, ai nuk kishte mundur të punojë. Gjatë javës së kaluar, më në fund atij i kishte shkuar përdore që t`i bindë autoritetet se ai ishte gjallë. Tashmë, ai është duke kërkuar hetime për nëpunësit të cilët e kishin shpallur të vdekur.
Megjithatë, 46-vjeçari ka frikë se nuk do të mund të fitojë të drejtën për të pranuar pensionin shumëvjeçar që i ka takuar ligjërisht. „I binda se unë jam gjallë, tash më duhet të pres ndonjë gjymtyrë të trupit për t`i bindur se unë jam i paaftë për punë“, ka përfunduar i zhgënjyer Avci.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...