A ju kujtohet shqiptari që me kamion hyri mespërmes murit të Ambasadës gjermane në Tiranë?!

Date:

Shumëpak është i njohur rasti i përpjekjes për arratisje të një shqiptari, i cili para plot 25 vitesh, më 2 korrik të vitit 1990, kur me kamionin e tij mespërmes murit hyri në Ambasadën e Gjermanisë në Tiranë. Ylli Bodinaku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte dashur të arratiset nga Shqipëria, në mënyrë që në Gjermani të gjejë një ardhmëri më të mirë. Vepra e tij kishte ndikim edhe tek për shumë e shumë të tjerë.

 
Ylli Bodinaku është një hero, shkruan portali „deutschlandfunk.de“. Shqiptari 57-vjeçar me flokë të thinjur dhe fytyrë të mirëmbajtur, rrëfen me dëshirë për historitë e tij, të cilat nuk mund të hasen nëpër librat e historisë shqiptare. Në atë kphë, shqiptarit i kishte shkuar përdore që të largohet nga Tirana, përmes një arratisjeje spektakolare, me ndihmën e një bashkëpunëtori të Ambasadës gjermane në Tiranë:

 
„Gjermani na mësoi, mos hyni përmes hyrjes, ejani përmes murit“
Ylli Bodinaku ishte futur në Ambasadë mespërmes murit me kamionin e tij, me bashkëshorten dhe dy fëmijët në te. Miqtë dhe të njohurit e tij kishin dashur ta ndjekin ate për të shkuar në Gjermani. Nga varfëria e madhe në Shqipëri, kaosi i shkaktuar dhe presioni politik, 44 persona kishin depërtuar nga vrima e shkaktuar në mur. Ambasadori gjerman nuk kishte mundur t`i pranojë refugjatët përmes hyrjes zyrtare pasi ai kishte qenë në rrugë.

 
„Në atë kohë, unë isha ambasadori i Gjermanisë, pasi me familjen time mu mundësua që të flej në banesën e ambasadorit. Më izoluan dhe më sollën ushqim, nuk guxoja të dilja në oborr, pasi snajperistët i kishin zënë vendet e tyre. Dikush më tha sa donin të më vrisnin“.
Vetëm për pak ditë, në hapësirat e Ambasadës gjermane kishin hyrë rreth 3.200 burra, gra dhe fëmijë. Për dhjetë ditë me radhë ishin strehuar aty, të përkujdesur nga personeli i Ambasadës. Shteti shqiptar kishte filluar ta vëzhgojë hapësirën, duke manipuluar shpesh me shkyçjen e ujit e të rrymës.

 
„Që në mbrëmjen e parë kishte ardhur një faks nga ministri i Jashtëm gjerman Genscher, të cilin përkthyesi e përshtati në këtë mënyrë: Ju jeni dallëndyshja e parë që është duke paralajmëruar verën dhe vozitësi i kamionit është një hero“.

 
Në atë kohë, Ylli Bodinaku nuk ndjehej aspak heroikisht. Ai kishte qenë i detyruar ta braktisë të ëmën. Në një videokasetë të regjistruar, ai i kishte premtuar së ëmës se do të kthehej kur ajo të kishte nevojë për të. Ish miniistri i atëhershëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher, kishte organizuar që të gjithë 3.200 refugjatët të udhëtojnë për në Gjermani, me disa autobusë. Ylli Bodinaku ishte vendosur në Mannheim duke u punësuar nënjë garazh. Aty ai fitonte para të majme dhe kur e ëma e tij u sëmur, ai kishte dashur të kthehet në Shqipëri.

 
„Nëna mu sëmur dhe unë i pata premtuar se do të kthehesha, pasi unë nuk e urreja vendin tim, por qeverisjen e tij“. Shefi i tij gjerman i kishte dhuruar pajisjen e vjetër të garazhit. Ylli e kishte blerë një kamion dhe e kishte sjellë gjithë materialin në Tiranë. Në fushën e tij familjare, ai ndërtoi një garazh të vetin personal, pasi edhe dy djemtë e tij tashmë janë rritur dhe janë njësoj si i ati, automekanikë.
„Që të dy djemtë punojnë mirë, më të vjetrit do t`i blej një garazh të tij personal, ndërsa më i riu do të qëndrojë me mua“.

 

Nga Republika Popullore Socialiste, Shqipëria u shndërruar në një vend të hapur, nga refugjati, Ylli Bodinaku u bë person i pasur, me një Mercedes të llojit „500“, një shtëpi, një pishinë dhe një fjali jetësore filozofike:
„Tokën e keqe mund ta bësh të frytshme, por larg njeriut të keq“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...