Me siguri se të gjitha nënat e dinë mënyrën se si të shpëtohet fëmija nga ngulfatja
Bombone, gogla e lojëra të ndryshme: Këto lojëra mund të gjenden në çdo familje. Në dukje të parë nuk janë të rrezikshme, deri atëherë kur fëmija fillon t`i gëlltitë. Sa hapë e mbyll sytë mund ta shohësh fëmijën me ndonjërën nga to në fyt. Tashmë, duhet reaguar shpejtë dhe me gjakftohtësi të madhe: Shikojeni patjetër këtë video në mënyrë që t`ia shpëtoni jetën fëmijës tuaj!
Për çdo vit nëpër ambulanca sillen me mijëra fëmijë, pasi u kërcënohet ngulfatja. Nuk ka lidhje nëse ngulfatet nga ndonjë kafshatë e madhe e bukës, apo nga ndonjë lodër: Po sa të hyjë objekti në fytin e fëmijës, çdo sekondë mund të jetë fatale. Lidhur me këtë skenar, Organizata britanike e shëndetësisë „St. John Ambulance“ ka bërë një studim duke sjellë një konstatim të tmerrshëm: 80 për qind e prindërve nuk e dinë se si të reagojnë në një situatë të tillë.
Për këtë arsye, organizata në fjalë ka postuar një video, në të cilën hap pas hapi sqarohet se çka duhet të ndërmerret në këtë situatë: Po që se edhe pas dhënies së ndihmës siç është paraqitur në video, fëmija ka probleme me frymëmarrjen, atëherë patjetër duhet të hirret menjëherë mjeku i emergjencës.