Sillet vendimi gjyqësor, dënohen rëndë shtetasit maqedonas

Date:

14:04:41         2016-01-15

 

 

Gjykata rajonale e Bernës, ka shqiptuar vendimin e saj lidhur me një zënkë të shtetasve maqedonas në Zollikofen të Zvicrës, që ishte shkaktuar më 5 dhjetor 2014, me argumentimin se bëhet fjalë për një zënkë me motive banale.

 

 
Njëri nga të dyshuarit është dënuar me 5,5 vite burg, ndërsa një tjetër, me 7 vite. Që të dy, viktimës do të duhet t`i paguajnë nga 2.000 gjegjësisht 1.000 franga dëmshpërblim.

 

 

Dy të dënuarit kryesorë janë shtetas të Maqedonisë, ende të moshës nën tridhjetvjeçare dhe të njohur edhe më parë për organet e policisë. Sipas akuzës, njëri nga ta kishte udhëtuar shpeshëherë në Zvicër, përkundër ndalesës për të qëndruar në territorin zviceran.

 

 

Një person, i cili sipas aktakuzës ka qenë i afërt me të gjithë personat, ka dashur të ndërmjetësojë duke organizuar një takim me katër persona. Pas takimit të tyre, shumë shpejt kishte ndodhur një mosmarrëveshje e cila kishte eskaluar. Gjatë kësaj, disa nga personat kishin filluar me të shtëna duke u plagosur njëri me tjetrin.

 

 

Rasti ishte bërë i njohur si „Të shtënat misterioze nga Zollikofeni“ pasi, kur policia kishte arritur në vendin e ngjarjes, nuk kishte takuar asnjë pjesëmarrës të zënkës, ndërsa në vendngjarje kishte gjetur disa gjurmë të gjakut, shkruan „Berner Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Para Gjykatës në Bernë nuk ishte paraqitur personi i cili në dhjetor 2014, ishte plagosur dhe llogaritet si paditës privat. Gjykata e ka argumentuar mungesën e tij, pasi ai gjendet për momentin në një burg të Shkupit në Maqedoni, për disa delikte të tjera. Gjykata zvicerane kishte udhëtuar enkas në Shkup, për të dëgjuar argumentimet e shtetasit maqedonas.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...