Labi më aktiv se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
17:26:29 2016-01-15
Këngëtari i mirënjohur, Labinot Tahiri, nuk po ndalet në përpjekjet e tij humaniste.
Pasi siguroi bashkë me miqt e tij vendbanimin e ri të Teuta Krasniqit nga Peja, tash ai ka bërë një tjetër hap të madh.
Ai ka njoftuar se me ndihmën e miqve të tjerë ka arritur të sigurojë mjete të reja për kompletimin e vendbanimit me mobilje.
Pos tjerash ai ka siguruar mjete tjera që do të sigurojnë mirëqenien e familjes së Teuta Krasniqit. /Telegrafi/
Postimi i Labit:
Të nderuar miq Habib Leci dhe shoket e tij njeherit pronar të Diskotekes Rinora4 duke parë se kam marr iniciativen për të bêrë Teuten dhe Femijet e saj me banes të re! Mu lajmruan dhe më premtuan 5.000 €
Parat do të vijnë nesër!
Një person me emrin Bekim nga Shkupi më lajmroi për vlerën 5.000 euro dhe vlerë mobilesh deri 1500 euro për familjen Krasniqi dhe fëmijet e saj!
Këto të gjitha do të jenë në Doren time!
Respekt shokëve tanë vazhdoni dhe të gezojmë Nanë Teuten në Pej!
Tani unë jam rruges për Pej, duke shkuar te Familja e Teutes, dhe për ti thënë Teutes që nesër eventualisht deri të Hënën jeta e saj do të ndryshoj për së miri falë Zotit dhe shqiptarëve ajo do të behet me banesen e Re.
Për gjetjen e banesës është duke u angazhuar shoku jonë nga Peja Adnan Hyseni.
Faleminderit të gjithëve shihemi në Pej sonte në mbremjen rinore!