Sikur nëpër filma: Austriaku 16-vjeçar shpëton nga mbytja fëmijën 15-vjeçar nga Maqedonia

Date:

13:31:54                     2017-07-15

 

 

 

 

 

 

Një fëmijë 15-vjeçar nga Maqedonia, gati se është mbytur në një pishinë austriake, në Graz. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, por në ndihmë i kanë ardhur roja e pishinës dhe një fëmijë tjetër 16-vjeçar, të cilët e kanë shpëtuar nga më e keqja.

 

 

 

 

Kujdestari i pishinës, rreth orës 12.50 kishte dëgjuar thirrje për ndihmë nga një notuese. Austriaku pesëdhjetëenëtëvjeëar menjëherë është zhytur në ujë dhe ka shkuar deri te gruaja. Papritmas, nga uji del një djalosh i ri, i cili dukej i lodhur dhe me frymëmarrje të rëndë, shkruan „Heute“, njofton „Shtegu.com“. Bëhej fjalë për shokun e viktimës, një djalosh 14-vjeçar nga Maqedonia, i cili kishte tentuar t`i ndihmonte 15-vjeçarit. Kujdestari e dërgon në vend të sigurt, jashtë pishinës.

 

 

 

 

Në të njëjtën kohë, një djalosh 16-vjeçar austriak, së bashku me të jatin ka ndodhur na afërsi. Që të dy i kanë dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe kanë notuar në atë drejtim. Ata kanë vërejtur një djalosh 15-vjeçar nga Maqedonia, i cili në thellësi prej dy metrash e kishte humbur vetëdijen. Pa humbur asnjë sekondë, djaloshi 16-vjeçar zhytet në ujë dhe e shpëton viktimën, duke e tërhequr mbi sipërfaqe të ujit.

 

 

 

 

Pas kësaj, mjeku kujdestar është përkujdesur për te dhe ai shumë shpejt është kthyer në jetë. Për shkaqe sigurie, ai është dërguar edhë në spitalin më afërt, por aksidentin e ka kaluar pa ndonjë pasojë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...