Plagoset një kosovar 21-vjeçar në Zvicër, arrestohet zvicerani 34-vjeçar

Date:

13:10:43                       2017-07-15

 

 

 

 
Natën e së shtunës, në rrugën „Schulhausstrasse“ në Ebikon të Zvicrës, është plagosur një person i ri. Në lidhje me të shtënat është arrestuar një person tjetër. Policia e Kantonit Lucern është në kërkim të dëshmitarëve.

 

 

 

 

Natën e së premtes, rreth orës 21.45, është alarmuar policia e Lucernit, pasi në Ebikon janë dëgjuar të shtëna me armë në rrugën „Schulhausstrasse“. Forcat e rendit menjëherë kanë dalur në vendngjarje dhe në afërsi të shkollës fillore „Wydenhof“ kanë hasur në disa persona. Njëri nga ta ka qenë i plagosur dhe bëhet fjalë për një shtetas 21-vjeçar kosovar. Ai është dërguar me ndihmën e shpejtë menjëherë në spitalin më të afërt, ndërsa gjednja e tij është stabile, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Policia dhe Prokuroria zvicerane i kanë filluar hetimet dhe në lidhje me këtë, ajo ka arrestuar një shtetas 34-vjeçar zviceran. Për momentin nuk janë dhënë detaje më të hollësishme.

 

 

 

Policia e Lucernit është në kërkim të dëshmitarëve, të cilët mund të japin më tepër informata në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...