Mënyrë inteligjente pët të plaçkitur, arrestohet maqedonasi në Austri

Date:

22:56:52                   2017-07-15

 

 

 

 

 

 

Policia austriake ka arrestuar një shtetas 45-vjeçar maqedonas, i cili ka kryer disa plaçkitje në një mënyrë të pazakonshme. Ai është arrestuar në Stockerau, pasi prej 14 rasteve, njëmbëdhjetë i kishte kryer me sukses.

 

 

 

 

Vetëm në rrethinën e Korneuburg, në një periudhë kohore prej gjashtë muajsh, ai ka plaçkitur nëpër shtëpi të ndryshme. Gjithashtu edhe në rrethinën Tulln dhe në periferi të Vjenës, shtetasi maqedonas ka pronësuar një shumë katërshifrore eurosh. Plaçkitësi në fjalë, person me dy shtetësi të ndryshme (maqedonase dhe belge) është arrestuar nga një grup i madh policësh austriak, në Stockerau, shkruan „Heute“, përcjellë „Shtegu.com“. Gjatë marrjes në pyetje, ai i ka pranuar veprat pjesërisht dhe tashmë gjendet në paraburgim në Korneuburg.

 

 

 

 

Plaçkitësi serik, një shtetas maqedonas i rritur në Blegjikë dhe i cili vendbanimin e tij të fundit e kishte te një mikeshë në Leobendorf, veprat e tij i ka kryer me nje guxim të rrallë. Njërit nga viktimat ia kishte kërkuar për t`i blerë dhjetë kokrra vezë. Bujku austriak, Alfred St. nga Lachsfeld, e përkujton atë moment të rëndë në oborrin e vet: „Erdhi në oborrin tim dhe donte të blinte vezë“. Kur Alfredi kishte shkuar të kërkojë të holla t`imëta për dhjetë vezët e blera, shtetasi maqedonas ia kishte plaçkitur gjësendet në veturë dhe mbi tavolinë. Bujku i gjorë kishte ngritur kallëzim penal ndaj të panjohurit.

 

 

 

Vetëm tre ditë më vonë, maqedonasi 45-vjeçar sërish ka shkuar në afërsi të bujkut, duke i pyetur fqinjtë për ndonjë punë. Me këtë rast, bujku e vëren dhe ia shënon autotargat e veturës. Pas pak kohe, ai arrestohet dhe tashmë gjendet në paraburgim në Korneuburg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...