Sihariq për kosovarët, në të ardhmen mund t`i marrin pensionet e tyre jashtë Zvicrës
16:44:21 2019-06-05
Personat të cilët pas jetës së tyre profesionale janë kthyer në Kosovë. në të ardhmen do t`i marrin pensionet AHV-së dhe IV-së. Këtë vendim e ka sjellë sot (e mërkurë) Këshilli Kombëtar zviceran.
Kosovarët që kthehen nga Zvicra në vendlindjen e tyre, sërish duhet t`i marrin pensionet e tyre të AHV-së ose IV-së. Pas Këshillit Shtetëror zviceran, edhe Këshilli Kombëtar gjithashtu e ka miratuar këtë parim. Pyetja mbetet nëse vendimi duhet të jetë në vartësi të referendumit fakultativ.
Dhoma e vogël thotë se po, por Këshilli Federal dhe Këshilli Kombëtar nuk duan ta inicojnë marrëveshjen për referendumin. Vendimi është sjell të mërkurën, me 110 vota për, 58 kundër dhe 3 abstenime.
Shumica e hedh poshtë referendumin opsional sepse është një marrëveshje standarde, konfirmoi ministri i çështjeve sociale, Alain Berset. Një pakicë SVP-së, e cila gjithashtu votoi kundër marrëveshjes, u mposht në mënyrë të qartë. Modeli i kthehet Këshillit Shtetëror me këtë ndryshim.
Marrëveshja rikthen koordinimin e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Kosovës pas disa viteve të ndërprerjes. Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare.
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i ish Jugosllavisë, me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Këshilli Federal kishte ndërprerë marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me ish Jugosllavinë në prill të vitit 2010, në lidhje me Kosovën. Si arsye, ajo u mbështet në hetimet e dështuara kundër mashtruesve të mundshëm. Hetuesit ishin kërcënuar me jetë.
Që atëherë, shtetasit kosovarë nuk i kanë marrë pensionet zvicerane të AHV-së dhe IV-së jashtë vendit. Nëse ekziston dëshira, rimbursimi i kontributeve të AHV-së mund të kërkohet në vend të pensioneve të pleqërisë ose të të mbijetuarve.
Në të ardhmen, shtetasit kosovarë të moshës së pensionit të cilët nuk kanë kërkuar rimbursim të kontributeve të tyre, mund të aplikojnë për pagesat e pensioneve jashtë vendit. Sidoqoftë, nuk mund të realizohen pretendime retroaktive për periudhën para prillit 2010.