Mërgim Brahimi, përforcim i ri tek FC Wil

Date:

17:07:21                  2019-06-05

 

Për sezonin e ardhshëm në Challenge League të Zvicrës, FC Wil është përforcuar me futbollistin shqiptar, Mërgim Brahimi. Për here të fundit, 26-vjeçari ishte tek Panioniosi në Greqi nën kontratë, që nga shkurti i këtij viti, megjithatë ai ishte i lirë. Mërgimi nënshkroi një kontratë me zviceranët e lindjes deri në verën e vitit 2021, me opsionin e një viti tjetër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Futbollisti me këmbë të majtë vepron në mesfushën qendrore, por mund të përdoret gjithashtu edhe si alo.

Shqiptari përfundoi trajnimin e tij në Grasshoppers, për të cilin ai luajti në 87 ndeshje në Super League. Në sezonin 2014/15 Brahimi u huazua në FC Wohlen dhe atje ka punuar tashmë së bashku me trajnerin ëils Ciriaco Sforza. „Ai është i shkathët dhe teknikisht i meçur. Ai do ta ndihmojë ekipin tonë të ri me shembëlltyrën e tij“, ka pohuar Sforza për të sapoardhurin në FC Wil. Brahimi është shtetas i dyfishtë zvicerano-shqiptar. Ai luajti njëmbëdhjetë ndeshje për përzgjedhjen zvicerane U21, përpara se të vendoste të ndryshojë ekipin kombëtar. Për Shqipërinë Brahimi ka luajtur një ndeshje ndërkombëtare.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Kombëtarja zvicerane do të luaj me ekipe që mund të mposhten lehtë

Ekipi kombëtar zviceran do të përballet me Kanadanë, Katarin...

Ofrohen 1 010 000 franga zvicerane për targën “SO 1”

Një përdorues ka dyfishuar ofertën për targën e Solothurnit...

Këtu, fëmijët në Zvicër mund të vdesin të qetë.

Në Zvicër ka 10 000 fëmijë me një sëmundje...