Tronditet SVP-ja, ditë feste e Bajramit për nxënësit myslimanë në Aarburg të Zvicrës
13:38:57 2019-06-05
Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, fëmijët myslimanë kanë pasur një ditë pushim në Aarburg. Kjo e ka shqetësuar këshilltaren komunale Nicole Müller-Boder dhe këshilltarin kombëtar Andreas Glarner.
Të martën, kur Këshilli Komunal në Aarau mbajti takimin e tij, është dashur të realizohet dita sportive e shkollës në Aarburg. Këshilltarja e SVP-së, Nicole Müller-Boder është informuar se kjo është shtyrë pasi nxënësit myslimanë festuan fundin e muajit të Ramazanit.
„A është e vërtetë që fëmijët e shkallës së lartë të shkollës në Aarburg, më 4 qershor e kanë pasur ditë pushimi, pa iu dhënë një ditë zëvendësimi, përderisa besmitarët e tjerë shtë dashur të vijojnë mësimin?“, ka pyetur këshillin Müller-Boder, në një interpelancë. Drejtoresha Diana Albers i është referuar Ligjit shkollor të Aargaut, ka pohuar në një intervistë dhënë „Tele M1“, informon Shtegu.com. Gjatë kësaj, nxënësve duhet dhënë ditë pushimi gjatë festave më të rëndësishme fetare. Në disa raste, Gjykata Federale zvicerane e ka peshuar lirinë fetare më shumë se arsimi i detyrueshëm.
„Më duket shumë tragjike kur shkollat tona i marrin parasysh nxënësit myslimanë. Po që se kemi arrdhur deri këtu, për mua kufiri është arritur“. Këshilltari i SP-së Florian Vock, është përgjigjr se festat në fund të Ramazanit dhe rëndësia e tij për një pjesë të popullsisë është e njohur. Po që se shkollat e përfshijnë këtë datë në planifikimin e tyre, atëherë kjo nuk do të paraqiste ndonjë problem.
Këshilltari Kombëtar SVP-së, Andreas Glarner, në Facebook të martën gjithashtu ka kritikuar ashpër ditën e festës për fëmijët myslimanë. Ai e ka postuar një letër të një mësuesi të shkollës fillore të Cyrihut, i cili prindërve të nxënësve myslimanë iu kishte thënë se fëmijët e tyre mund të mungonin pa ditë zëvendësuese. Atij i është dashur vetëm një konfirmim përmes emailit ose sms.