Sihariq i shkëlqyeshëm për Besnik Fetahun

72 Lexime

20:02:38            2016-07-03

 

 

 

 

 

Besnik Fetahu, kosovari i cili është dashur të dëbohet nga fundi i qershorit të këtij viti, do të mund të qëndrojë në Zvicër për të marrë pjesë në lindjen e foshnjes së tij. Shërbimi kantonal i migrimit i Neuchatelit ka rënë dakord që ta prolongojë datën e dëbimit për në fund të dhjetorit, pra dy muaj e gjysmë pas lindjes së fëmijës.

 

 

 

 

Besnik Fetahu, me origjinë kosovare nga La Chaux-de-Fonds në Zvicër, mbrëmjen e së mërkurës ka pranuar një lajm të shkëlqyeshëm: Shërbimi kantonal i migrimit ka rënë dakord që ta prolongojë datën e dëbimit të tij nga Zvicra, për në fund të dhjetorit, dy muaj pas përfundimit të shtatzanisë së bashkëshortes së tij, shkruan „Express“-i zviceran, njofton „Shtegu.com“. Në këtë mënyrë, ai do të mund të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij, e paraparë për muajin tetor, në spitalin lokal të Pourtalès. Por, çifti do të duhet të largohet nga territori zviceran nga fundi i dhjetorit. Një e vërtetë e hidhur e cila aspak nuk përket me rastin e Besnik Fetahut, i cili tashmë 14 vite jeton në Zvicër, duke punuar dhe duke paguar të gjitha tatimet ndaj shtetit.

 

 

 

 

Për momentin, Besnik Fetahu është lehtësuar sadopak, por ai do të vazhdojë betejën për tu pajisur me një vizë B dhe të qëndrojë në La Chaux-de-Fonds, ku pothuajse gjendet e tërë familja e tij, shumica prej të cilëve janë shtetas zviceranë të natyralizuar.

 

 

 

 

asset-version-dd3a136f8a-20160602_portrait_besnik_fetahu_003

Besnik Fetahu (i dyti nga e majta) me familjen e tij