Gjermania i përgjigjet menjëherë kryetarit të Malishevës

Date:

21:10:39           2016-07-03

 

 

 

 

 

Gjermanët kanë krijuar një „urë ajrore“ për të ndihmuar fëmijët kosovarë me sëmundje frymëmarrëse: Sipërmarrësi gjerman Rudolf Broer, e ka riaktivizuar një aksion humanitar, ndërsa karvani tashmë është i gatshëm.

 

 

 

Aksioni humanitar gjerman „Ura ajrore për fëmijët me sëmundje frymëmarrëse“ është rikativizuar sërish: Mëngjesin e së martës ka startuar një transport me ndihma në drejtim të Kosovës. Ndihmat prej të cilave, një transportues i vogël, 12 karrige invalidore dhe disa lodra për fëmijë do t`i dorëzohen kryetarit të Komunës së Malishevës.

 

 

 

Republika e Kosovës është njëra ndër më të varfërat e Europës. Nga qyteti i atjeshëm Malishevë, kishte ardhur një apel për ndihmë para dy muajsh, e drejtuar për shoqatën humanitare „Ura ajrore“.

 

 

 

„Kryetari i Komunës Ragip Begaj, na ka lutur urgjentisht që ta përkrahim“, përkujton Rudolf Broer, përgjegjësi dhe themeluesi i shoqatës, e themeluar në vitin 1989. Gjatë bisedës, u bë e qartë se në këtë komunë me rreth 30.999 banorë, urgjentisht nevojitet një automjet transportues. Për momentin, fëmijët me nevoja të veçanta, nuk munden, apo shumë rëndë udhëtojnë deri në shkollë. Edhe për pacientët e diabetisiti nuk është aq e lehtë tu përmbahen termineve të dializave, pasi nuk kanë mundësi të mëdha udhëtimi, shkruan „nw.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

auto_ragip-begaj1450181371

Ragip Begaj

 

 

 

 

Rudolf Broer për herë të parë në Kosovë ka qenë para dy vitesh, kur e kishte takuar edhe klerin katolik, Marjan Uka. „Një personalitet shumë i rëndësishëm“, pohon Broer. Edhe Uka ishte ai që kishte kontaktuar shoqatën në fillim të vitit.

 

 

 

Përgjegjësit e shoqatës nuk ishin menduar shumë, por menjëherë kishin kaluar në vepra. „Qëllimi kryesor i yni është që të shpërndajmë ndihmat në vendin e ngjarjes“, ka deklaruar pjesëmarrësi Rudolf Rodenbröker: „Dhe Malisheva me të vërtetë e ka merituar ndihmën tonë“.

 

 

 

Në këtë mënyrë, Broeri dhe bashkëpunëtori i tij, Jan Jung do t`ia dorëzojnë automjetin e llojit „Mercedes Vito“ kryetarit të komunës. Ai është i vjetër vetëm dy vite dhe ka mundësi uljeje për nëntë persona.

 

 

 

Në këtë iniciativë është bashkëngjitur edhe mjeku gjerman Hermann Rakers, i cili ka rezervuar 12 karrige invalidore, prej të cilave shumica janë të reja, ndërsa të tjerat janë të kompletuara teknikisht. Vlera e tyre kapë shumën prej 20.000 eurove.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...