Si të shpëtoni nga dhimbja e kokës pa ilaçe

Date:

Dhimbjet e shpeshta të kokës të cilat nuk kalojnë për një kohë të gjatë janë makthi më i madh, veçanërisht për femrat. A i drejtoheni menjëherë ilaçeve për të kontrolluar kokën tuaj? Sipas një lajmi të publikuar në revistën “Reader’s Digest”, ekzistojnë mënyra natyrale të parandalimit të dhimbjes së kokës.

Shmangia e konsumimit të disa ushqimeve, një gjumë i mirë, masazhi i këmbëve dhe përdorimi i hapeve me vaj peshku janë disa mënyra të thjeshta me anë të të cilave mund të kontrolloni dhimbjen e kokës.

Ja mënyrat e parandalimit të dhimbjes së kokës: Bëjini masazh këmbëve: Nga 220 të sëmurë me dhimbje kronike koke të cilët morën pjesë në eksperimentet klinike të refleksiologjisë (heqja e tensionimit dhe stresit të mbledhur në disa pika të trupit duke bërë masazh dhe kurimi i sëmundjes), 81 për qind prej tyre janë shëruar. Në këtë kurë përdoret masazhi dhe shtypja e disa pikave të caktuara në këmbë.

Takohuni me një kiropraktor: “Kiropraktik” është mënyra që synon ekuilibrimin dhe rregullimin e trupit si nga ana mekanike ashtu edhe psikike. Personi që praktikon një mënyrë të tillë quhet kiropraktor. Sipas rezultateve të 8 eksperimenteve klinike, stabilizimi i shtyllës kurrizore është më efektiv se aspirina në kurimin e tensionit kronik dhe dhimbjeve të migrenës.

Por të sëmurët me zemër, osteoartrit të qafës, me sëmundjen cerebrovaskulare ose artriti romatoid duhet të qëndrojnë larg kësaj kure. Ndërprisni konsumimin e disa ushqimeve: Agrumet, çokollata, produktet e qumështit, djathë i ndenjur dhe produkte që përmbajnë tiramin (konservë mishi) nxisin dhimbjen e kokës. Krahas kësaj, duhet të qëndroni edhe larg përbërësve shtesë si nitrat sodiumi, monosodium glutamate dhe ëmbëlsuesi aspartman. Bëhuni më aktivë: Nëse qëndroni gjithë ditën para kompjuterit, lodhja e syve dhe e qafës mund të nxisë dhimbjen e kokës. Këmbët dhe krahët duhet të shtrihen në këndin e duhur dhe mos e përkulni kokën poshtë ose lart. Një gjumë i mirë: pagjumësia ose një gjumë jo i qetë ndikon në zgjimin tuaj me dhimbje kokën ditën e nesërme. Merrni hape me vaj peshku: Infeksioni shton dhimbjen e kokës ndërsa vaji i peshkut e zhduk atë. Për të shëruar dhimbjen e vazhdueshme të kokës merrni 3 gram vaj peshku në ditë. Krahas kësaj, vaji i peshkut është i dobishëm dhe për zemrën dhe pjesë tjera të trupit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...