Si dante pleqni Xhemajl Obrija

Date:

 

N’Drenicë Xhemajl Obrija i katûndit Obrij, ka kênë n’zâ me dâ pleqní.
Njiher, n’nahije t’Gillanit, ishin pasë bâ dymbëdhet gjaqe edhe nji varrë. Parija e katûndit u mundue me i pajtue po s’ia duelën m’krye. Çuen e e thirrën Mehmet Roshanin e rrethit t’Perzerendit edhe Xhemajl Obrijën.
Mehmet Roshani shkon e rrîn tue pritë shtatë ditë. U mundue sa kje atje me i pajtue ato gjaqe, po vetëm për nja shtatë disi ia duel m’krye edhe ato jo bash mirë. Tjerat gjaqe s’mujti me i pajtue kurrqysh.
Xhemajl Obrija, para se me u nisë, i mbluedh do pleq prej pesë bajraqeve e dikur u nis e shkoi n’nahi t’Gillanit. Kur mbërrini atje me pleqt e vet, i duel Mehmet Roshani përpara e i tha:
– Ku kje Xhemajl Obrija? Qe shtat dit qi po t’pres e ti kërkû m’u dukë. Une kallapin e preva e me at kallap i pres tullat pej çamuri e me ato tulla e çoj shpinë shtat kat, hiç pa pêj.
– Besa û jam pej nji vêni kërsh, pej Obrije, – ia kthej Xhemajli. – Na çamur nuk marojmë. Mâ s’pari i bâjmë gati gurt, e qesim pênin e i renojmë gurt e, qai qi ta qet kryet, i mshojmë çekiç krés e kshtu e çoj kullën dymbëdhet katsh.
Edhe përnjimend, sa ndêj Xhemajl Obrija aty, i pajtoi dymbëdhet gjaqe e nuk la fjalë mbrapa.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...