Revista amerikane: Shqiptarja Eva Belishova, piktorja e vitit

Date:

30/04/2019

Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019. Tepër e njohur në shtetin e Kalifornisë, Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë në “Destig 5”, transmeton Koha jonë.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën. E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vite që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari.

Krijimtaria e saj është kësisoj shpirtërorja. E pyetur të tregojë për veprën e saj, artistja shprehet se pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Me të gjitha forcat, ajo beson se jeta e saj mbetet një telajo e papërfunduar. Pikturat e saj prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. Ajo e përfundon intervistën duke u shprehur se beson me gjithë shpirt, se arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...