Si arritën në Gjermani pa u hetuar dy afganezë të rinj në kamionin e vozitësit nga Maqedonia ?!

85 Lexime

15:15:20               2018-03-20

 

Një vozitës gjerman kishte vërejtur një dorë njeriu nga një rimorkio e kamionit në lëvizje para tij. Ai menjëherë ka alarmuar policinë: „Jam duke drejtuar veturën në autostradën A8 dhe po e vërej një dorë njeriu prapa rimorkios së një kamioni në lëvizje“, kështu i ka thënë policisë një vozitës gjerman, mesditën e së shtunës në Rosenheim.

Ai ka qenë duke drejtuar veturën në autostradën A8 në drejtim të Mynihut, kur papritmas e ka vërejtur një dorë njeriu prapa rimorkios së një kamioni, shkruan gazeta regjionale “Rosenheim 24”, njofton Shtegu.com.

Një patrullë policore menjëherë ka ardhur në afërsi të kamionit me autotarga të Maqedonisë dhe e ka përcjellur deri në vendparkimin përkatës të policisë për kontroll, në Holzkirchen. Gjatë kontrollit është kosntatuar se një pjesë e kopertinës së rimorkios ka qenë e grisur në lartësi prej 1,80 metrash.

Pasi policia e urdhëroi vozitësin që ta hapë rimorkion e kamionit, ata gjetën brenda dy persona të rinj, me shtetësi afgane të moshës 16 dhe 17-vjeçare.
Ende mbetet e paqartë se si dy afganezët e rinj kanë mundur të depërtojnë brenda kamionit, duke kaluar dy kufinj pa u hetuar fare. Vozitësi 54-vjeçar maqedonas, sipas deklaratave të tij, nuk ka ditur asgjë për ngjarjen. (Shtegu.com)