Ky është prokurori Burim Rrustemi që e zgjidhi rastin “Sopoti” 

Date:

20:03:02              2018-03-20

 

Burim Rrustemi nga Kumanova, është prokurori special i ekipit të Katica Janevës që për 4 seanca zgjidhi çështjen që dikush nuk e kishte zgjidhur 15 vjet, shkruan gazeta Lajm.

Prokurori Rrustemi nuk është i njohur publikisht, për faktin se si profesionist i ka dhënë zë veprës së tij dhe zëshëm po flet me punë.

Rrustemi dje vërtetoi para gjykatës se aktakuza mbi sopotasit nuk është e argumentuar dhe se bazohet vetëm në një deklaratë të dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili ka kohë që ka vërtetuar se dëshminë e ka dhënë nën presion dhe torturë nga ana e agjentëve të DSK-së.

Ai dje duke zgjidhur rastin e “Sopotit” gëzoi të gjithë ithtarët e drejtësisë, sidomos shqiptarët. Sot, me prokurorin Rrustemi krenohen e gjithë Kumanova por edhe gjithë shqiptarët.

Përndryshe, prokurori Burim Rrustemi ka të mbaruar fakultetin juridik në Universitetin e Shkupit, ku edhe ka vazhduar studimet e magjistraturës. Para së të zgjidhet në pozitën e prokurorit ka punuar një kohë edhe si avokat. Në Prokurorinë Speciale ka ardhur nga Porkuroria Themelore e Kumanovës. (Gazeta Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...