Shtypi i huaj për humbjen e Përfaqësueses së Kosovës

Date:

23:35:38              2019-09-10

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar disfatën e parë pas 15 ndeshjeve radhazi, pa pësuar ndonjë humbje, e që krijoi imazhin e një ekipi të fortë në krye me seleksionuesin zviceran, Bernard Challandes. Mediat e huaja menjëherë kanë reaguar pas kësaj humbje, duke e vlerësuar ndeshjen si një spektakël të vërtetë. Në këtë mënyrë, “Heute.at” e Austrisë ka shkruar se “Tre luanët” e fituan ekipin befasues të Kosovës me rezultat 5:3, pasi paraprakisht ishin në avantazh me 5:1, informon Shtegu.com.

Për vetëm 50 sekondash lojë, gjysmëfinalisti I KB, në Southampton pësoi një dush të ftohtë, pasi mysafirët kaluan në avantazh përmes Valon Berishës, i cili shënoi në mënyrë sensacionale për rezultatin 0:1.

Por, pastaj „Tre luanët“ e lëshuan në përdorim makinën e golave. Sterling (i 8-ti), Kane (19), një autogol i Vojvodinës (38) (austriakët nuk e kanë të qartë se mbiemri i lojtarit është Vojvoda v.r.) dhe dy gola të Sancho (44-të, 45 + 1) i kaluan anglezët në avantazh 5:1.

Por pas pushimit, nikoqirëve nuk iu shërbeu fati. Në këtë mënyrë, përmes Berishës (49) dhe Muriqit (55) diferenca u zvogëlua në 3:5. Më pas, Kane huqi një penallti të cilën ia mbrojti portieri Muriqi (66). Megjithatë, kosovarët nuk ia dolën të bëjnë diçka më tepër.

Suksesi i bujshëm i Kosovës përfundoi pas 15 ndeshjeve të pamposhtura në seri, përfundon gazeta austriake.

Nga ana tjetër, shtypi serb gjithashtu ka shkruar se Federata futbollistike e Kosovës është mposhtur nga Anglia në një ndeshje spektakolare, duke përdorur shprehjet e saj tashmë monotone “e ashtuquajtuara Kosovë”.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...